Sport

E bujshme – Sheikët e Njukasëllit ofrojnë shifrën e çmendur për Armando Brojën

Armando Broja po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij, teksa me paraqitjet dhe golat e tij ka mahnitur të gjithë Premier Ligën me fanellën e Sauthemptonit.

Sipas asaj që raporton “TuttoMercatoWeb”, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha të Premier Ligës, ku vetë Sauthemptoni ka prezantuar një ofertë prej 30 milionë eurosh për Brojën.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

Në drejtim të Çelsit ka ardhur një ofertë tjetër më e lartë për Brojën, ku vjen nga sheikët e Njukasëllit ku kanë hapur “thesin” duke ofruar plot 40 milionë euro.

Palët janë aktualisht në kontakt, por vullneti i drejtuesve të bluve të Londrës duket se nuk dëshiron ta shesë lojtarin në këtë sesion të merkatos dimërore, duke e bërë atë të përfundojë sezonin në klubin e tij aktual dhe më pas të rivlerësojë se çfarë të bëjë në verë.

Lexo më shumë  Mirlind Daku shpreson të jetë gati ndaj Polonisë

Aktualisht Armando Broja në këtë sezon me fanellën e Sauthemptonit është aktivizuar në total në Premier Ligë në 18 ndeshje ku ka mundur të realizojë 5 gola.

Rruga Press

YouTube player