E bujshme! NATO autorizon Ukrainën të sulmojë me avionë F-16 brenda Rusisë, Moska paralajmëron përshkallëzim bërthamor
Sapo Ukraina të marrë avionë luftarakë F-16, Kievi do të jetë i lirë t’i përdorë ato kundër objektivave ushtarake brenda Rusisë, ka njoftuar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Stoltenberg ka argumentuar se Ukraina ka të drejtën e vetëmbrojtjes kundër “agresionit” rus, i cili do të përfshinte “goditjen e objektivave legjitime ushtarake ruse jashtë Ukrainës”.
Megjithatë Stoltenberg nuk ka zbuluar se kur Ukraina do të ketë akses te këto mjete luftarake, ndërsa ka theksuar se çdo anëtar i NATO-s që është zotuar t’i dorëzojë avionët ka politika të ndryshme dhe do të vendosë vetë për afatet kohore.Ndërsa disa nga mbështetësit e Ukrainës duan që avionët në veprim sa më shpejt të jetë e mundur, ata do të kenë një ndikim më të fortë nëse pilotët janë të trajnuar mirë dhe ka mjaft ekuipazhe mirëmbajtjeje dhe mbështetjeje në dispozicion, shpjegoi Stoltenberg.
Ukraina ka kërkuar prej kohësh F-16 si një mënyrë për të luftuar epërsinë ajrore të Rusisë. Danimarka dhe Holanda janë zotuar të dyja të kontribuojnë me disa nga avionët e tyre, me presidentin Zelensky që e vendos numrin e përgjithshëm në 42.
Rusia ka paralajmëruar vazhdimisht një veprim i tillë do të ishte një përshkallëzim i konfliktit dhe madje mund të rrezikonte një luftë bërthamore , pasi një avion F-16 është i aftë të hedhë bomba B61.
“Nëse një prej atyre avionëve ngrihet nga një vend i NATO-s, çfarë do të ishte kjo? Një sulm ndaj Rusisë. Nuk do të përshkruaj se çfarë mund të ndodhë më pas”, tha Dmitry Medvedev, ish-presidenti rus dhe nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Rusisë.
Rruga Press