E Bujshme/ Forcat ukrainase eleminojnë gjeneralin e lartë rus Andrey Kolesnikov
Ilia Ponomarenko, reporter i luftës nga radhët e The Kyiv Independent, njofton se një ndër gjeneralët më të lartë rusë është eliminiuar.
Ja se çfarë shkruan ai në profilin e tij në twitter:
“Autoritetet e Ukrainës thonë se MG Andrey Kolesnikov, komandanti i 29-të i Forcave të Armatosura të Kombinuara Ruse është vrarë.
Kjo ende nuk është konfirmuar!
Nëse është e vërtetë, kjo është diçka e madhe; eliminimi i udhëheqësve ushtarakë në terren bëhet vërtet katastrofik për Rusinë”.
Ndërsa vetëm pak minuta më vonë reporteri shkroi:
Forcat e Armatosura të Ukrainës konfirmojnë zyrtarisht se gjenerali është eliminuar.
©Rruga Press