Lajme

E bëjnë video-montazhën me ilahi të Adem Ramadanit, ish ambasadori Grenell bie pre e faqes satirike nga Kosova (Video)

Një faqe e njohur në rrjetin social Facebook, Breaking Bad Kosovo, e njohur për video-montazhet me kontekst satirik, e ka shtyrë drejt një “gracke” humoristike edhe ish ambasadorin, përkatësisht ish shefin e inteligjencës amerikane Richard Grenell.

Breaking Bad Kosovo e ka realizuar një video ku shihet Grenell-i duke u futur në kufirin kosovar, ndërsa në sfond dëgjohet një ilahi e Adem Ramadanit.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti e ministrja Nagavci përurojnë çerdhen e re në Suharekë

Qe qysh i han foret ish drejtori i inteligjencës kombëtare amerikane, Richard Grenell. E kanë taggirat faqja satirike Breaking Bad Kosovo në një video të shoqërume me ilahi edhe ai tap e ka pranu taggun, tani e ka fshi mas 1 ore kur e ka kuptu bolelozjen” – ka shkruar Mentor Llugaliu, një përdorues i rrjetit social Facebook.

Për më shumë, shihni videon:

Lexo më shumë  Ministri Vitia: Jemi afër zbatimit të Ligjit për çmimet e barnave

Ish administrata amerikane e udhëhequr nga Donald Trump, ia pat ngarkuar detyrën e përfaqësuesit special për çështjen e bisedimeve Kosovë Serbi, mision për të cilin mori shumë kritika. /KosovaPost/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *