Lajme

E-Albania në ngarkim të AKTI-t/ Krijohet DgTech, 49% e aksioneve tek privati

TIRANË – Një projektligj mbi qeverisjen elektronike parashikon një transformimin e një sërë aspekteve të lidhura me marrjen e shërbimeve publike apo private duke sjellë në fokus logjikën e “një dere” të vetme.

Kështu në nenin 5 të projektligjit thuhet se ofrimi i shërbimeve të qeverisjes elektronike në territorin e Republikës së Shqipërisë nga autoritetet publike dhe subjektet private, sipas këtij ligji, udhëhiqet nga parimi i sigurisë, ligjshmërisë dhe parimi i mbrojtjes së interesit të publikut. “Me qëllim lehtësimin e procedurave administrative për personat fizik e juridik, ofrimi i shërbimeve të qeverisjes elektronike bazohet në parimin e paraqitjes “vetëm një herë”, pranë autoriteteve publike dhe subjekteve private, të të njëjtit informacion në përfitimin e shërbimeve të qeverisjes elektronike “vetëm një herë”, për aq sa kjo është e realizueshme dhe e mundur teknikisht përmes ndërveprueshmërisë së sistemeve sipas përcaktimeve të këtij ligji” vijohet në nenin 6.

Në projektligj thuhet se platforma e-Albania është pika e vetme e kontaktit për ofrimin e shërbimeve elektronike online të institucioneve publike dhe subjekteve private. Ofrimi i shërbimeve nga të gjitha institucionet do të bëhet vetëm elektronikisht. Autoriteti përgjegjës për qeverisjen elektronike dhe risitë që parashikon ky projektligj i nxjerrë prej disa ditësh në konsultim është Agjencia Kombëtare e Teknologjisë së Informacionit, në vijim AKTI.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

“AKTI është institucioni përgjegjës për infrastrukturën qendrore të shërbimeve të qeverisjes elektronike dhe ofrimin e shërbimeve elektronike të përqendruara, si dhe për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike në zbatim të këtij ligji dhe legjislacionit në fuqi për shërbimet publike” thuhet në nenin 15.

Krijimi i Dg Tech dhe aksionerët publikë dhe privatë

Risia kryesore në këtë draft duket se është krijimi i një tjetër kompanie e cila do të jetë nën varësinë e AKTI-t e emërtuar si “Dg Tech”. “AKTI i delegon ofrimin e shërbimeve publike Shoqërisë “DgTech” sh.a, në zbatim të ligjit nr.90/2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore”, dhe Kodit të Procedurave Administrative në Republikën e Shqipërisë. Shoqëria “DgTech” sh.a monitorohet dhe mbikëqyret nga AKTI” thuhet në draft.

Teksa në projektligjin për qeverisjen elektronike numëron disa dhjetëra detyra të Agjencisë, sa i takon Dg Tech thuhet saktësisht në nenin 32 se ajo është shoqëri aksionare, për ofrimin e shërbimeve në fushën e Teknologjisë dhe Informacionit ndaj personave fizike dhe juridike, autoriteteve publike dhe subjekteve private. “Subjektet private që ushtrojnë aktivitet në fushën e teknologjisë së informacionit mund të zotërojnë aksione por jo më shumë së 49 (dyzetë e nëntë) % të numrit total të aksioneve. Shoqëria “DgTech” sh.a themelohet, organizohet dhe funksionon si shoqëri aksionare në përputhje me parashikimet e ligjit nr. 9901/2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, i ndryshuar” thuhet në të njëjtin nen i cili përcakton statutin.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Por cili është misioni i kompanisë së re? Kjo e fundit sipas projektligjit ofron për autoritetet publike, autoritete e pavarura dhe subjektet private, shërbimet sipas katalogut të miratuar më Vendim të Këshillit të Mbikëqyrjes Po kështu shërbimet e ofruara në pikat e shërbimit me një ndalesë duhet të jenë sipas rregullave të përcaktuara me udhëzim të Drejtorit të Përgjithshëm të AKTI-t. Organet drejtuese të “DgTech” sh.a janë Këshilli Mbikëqyrës dhe Administratori.

Monitor

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *