Bota

Dyshohet se i përket Putin! Sekuestrohet superjahti ‘Sehrazati’ në Itali

Është sekuestruar jahti i cili përflitet se i përket Putin. Ministri italian i Financave, Daniele Franco, ka vendosur të sekuestrojë përkohësisht jahtin Sehrazat, i cili ndodhet në resortin toskan të Marina Di Carrara. Qeveria italiane deklaron se kanë prova të cilat tregojnë se personi që zyrtarisht shfaqet si pronar i jahtit duket se është i lidhur me anëtarë të rangut të lartë të qeverisë ruse dhe shtetas rusë që tashmë janë përfshirë në listat e sanksioneve.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

Mediat italiane dhe amerikane pohuan se Sehrazat i përkiste vetë Vladimir Putinit. Ky është një “super jaht” 140 metra i gjatë, me 6 kuvertë dhe 2 pika për ulje helikopteri. Ai mban flamurin e Ishujve Kajman dhe vlerësohet në 700 milionë dollarë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *