Bota

Dyshohet për lidhje me rusët, shkarkohet shefi i Sigurisë Kibernetike në Gjermani

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë ka shkarkuar shefin e sigurisë kibernetike të vendit, pas akuzave se ai kishte mbyllur sytë ndaj një firme me lidhje me qarqet ruse të sigurisë.

Arne Schönbohm, presidenti i Zyrës Federale Gjermane për Sigurinë e Informacionit, u lirua nga detyra me efekt të menjëhershëm të martën, raportoi revista e lajmeve Der Spiegel, duke cituar burime të sigurisë.

Lexo më shumë  Viti më i mirë i regjistruar i bankave evropiane: Cili është parashikimi për vitin 2026?

Një zëdhënëse e ministrit të Brendshëm, Nancy Faeser, konfirmoi se Schönbohm do të largohej nga zyra e tij, pasi “besimi i nevojshëm i publikut në neutralitetin dhe paanshmërinë e udhëheqjes së tij si president i agjencisë më të rëndësishme gjermane të sigurisë kibernetike ishte dëmtuar”.

Schönbohm, i cili që nga viti 2016 ka qenë në krye të agjencive që mbikëqyrin sigurinë e komunikimit të qeverisë, është vënë nën vëzhgim pasi lidhjet e tij me një kompani ruse në një punë të mëparshme u theksuan nga Jan Böhmermann, një komedian gjerman, në një natë gjatë një shfaqjeje satire.

Lexo më shumë  Gjermania dhe Ukraina marrëveshje me 10 pika për mbrojtjen dhe armatimin

Përpara se të drejtonte agjencinë qeveritare të sigurisë kibernetike, Schönbohm kishte ndihmuar në themelimin e Këshillit të Sigurisë Kibernetike të quajtur “Gjermania”, një grup lobues i regjistruar si një shoqatë vullnetare.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *