Bota

Dyshime se telefoni i Macron është spiunuar nga Maroku

Presidenti francez, Emmanuel Macron, është një nga udhëheqësit botërorë që besohet se kanë qenë shenjestra e hakimit të telefonave përmes një softueri për spiunim, raportojnë mediat.

Softueri Pegasus, i zhvilluar nga një kompani izraelite, futet në telefona dhe ua mundëson operatorëve që t’i spiunojnë ata që i kanë shnjester.

Udhëheqësit politikë janë në listën e rreth 50.000 numrave të telefonit që besohet se ishin me interes për klientët e kompanisë izraelite, NSO Group.Sidoqoftë, vetë kompania ka mohuar se ka bërë ndonjë gjë të gabuar, duke thënë se softueri i saj është zhvilluar me qëllim që të përdoret vetëm kundër kriminelëve dhe terroristëve, shkruan BBC.

Lexo më shumë  Zgjedhjet në Hungari/ Sondazhet: Tisza kryeson ndaj Orbanit, përqindje e madhe e votuesve të pavendosur

Gazeta franceze, “Le Monde”, raportoi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macroni ishte duke e përdorur nga viti 2017.

Sidoqoftë, Maroku ka mohuar se është klient i zhvilluesit izraelit të softuerit Pegasus.

Në anën tjetër, presidenca franceze tha se nëse këto zbulime janë të vërteta, ato do të ishin shumë serioze.

Rruga Press

Lexo më shumë  Trump: Ikim nga Irani pas 2 javësh, ata nuk do kenë armë bërthamore, qëllimi u arrit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *