Bota

Dyshime se rusët po vràsin të burgosurit e luftës, Ukraina kërkon hetim

Autoritetet ukrainase kërkuan hetim për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila dukej se tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas. “Gjuajtja e një ushtaraku të kapur ukrainas është një shkelje e Konventave të Gjenevës”, shkroi në Telegram Dmytro Lubinets, komisionari për të drejtat e njeriut në parlamentin ukrainas.

Lexo më shumë  Arabia Saudite thotë se ka "zmbrapsur" dronët që përpiqeshin të godisnin një ndër objektet më të mëdha të rafinimit dhe eksportit të naftës në botë

Videoja tregonte një ushtar ukrainas të paidentifikuar, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”. Sipas Konventave të Gjenevës, të vitit 1949, të cilat i kanë nënshkruar Rusia dhe Ukraina, tortura, shkaktimi i qëllimshëm i plagëve, vrasja e të burgosurve të luftës, shënjestrimi i qëllimshëm i popullatës civile dhe shkatërrimi i pronës pa pasur nevoja ushtarake, konsideron si krime lufte.

Edhe më herët Ukraina ka akuzuar Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës. Ndërsa Kievi ka nisur hetime për krime të dyshuara të luftës, prej nisjes së saj më 24 shkurt të vitit të kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *