Lajme

Dyshime për celulë ruse, dërgohen në laborator pajisjet që mendohet se janë për spiunazh

Sendet personale të personave të arrestuar mbi ngjarjen e djeshme në uzinën e Gramshit, po dërgohen në laboratorin shkencor për ekzaminim.

Një nga sendet që iu gjet me vete të arrestuarve, ishte edhe një pajisje që personat pretendonin se ishte pajisje për të bërë foto, e cila dyshohet se ishte pajisje spiunazhi.

Lexo më shumë  Aleanca ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë, Kuçi: Po na jepet mundësia të afrohemi me shumë me NATO-n

Ka dyshime të forta se këta tre shtetas mund të jenë pjesë e një celule spiunazhi në Rusi. Burime nga grupi hetimor dhe dëshmitarë të ngjarjes, bënë me dije se tre shtetasit e huaj ndodheshin prej tre ditësh në Gramsh.

Ata prej dy ditësh fotografuan nga larg uzinën dhe lëviznin me një mjet ‘Chevrolet’.

Shërbimi ushtarak u informua rreth kësaj lëvizje. Bazuar në veprimet që kanë bërë dje tre shtetasit e huaj dhe para dy ditësh rreth uzinës, bazuar edhe ne sendet që i janë sekuestruar ka dyshime te forta për një rrjet spiunazhi rus.

Lexo më shumë  Sekretari i VV-së: Së paku 15 mijë vota me postë të LDK-së janë të falsifikuara

Kujtojmë që edhe para disa ditësh u arrestua në Kosovë një gazetare ruse si pjesë e një celule spiunazhi ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *