Bota

Dy zyrtarë të lartë të Macronit akuzohen për konflikt interesi brenda pak orësh

Një zyrtar kryesor në zyrën e presidentit francez, Emmanuel Macron, është paditur të martën për konflikt interesi.

Lëvizja kundër këshilltarit të Macronit, Alexis Kohler, i cili mban një prej pozitave më të fuqishme si sekretar gjeneral në pallatin Élysée, erdhi pak orë pasi një tjetër aleat i presidentit francez, ministri i Drejtësisë, Éric Dupond-Moretti, u urdhërua të paraqitet në gjyq në një çështje të veçantë, gjithashtu për konflikt interesi, raportoi “The Guardian” të martën.

Kohler akuzohet për lidhjet e tij profesionale dhe familjare me kompaninë italo-zvicerane të transportit “Mediterranean Shipping Company” (MSC), e cila udhëhiqet nga kushëriri i nënës së tij, ka thënë prokurori Jean-François Bohnert në një deklaratë.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Kohleri i ka mohuar në mënyrë kategorike akuzat, ka bërë të ditur avokati i tij, derisa një zyrtar në zyrën e Macronit ka thënë se ai vazhdon të punojë në postin e tij.

Që në vitin 2018, Anticor, një OJQ kundër korrupsionit, paraqiti një ankesë ligjore kundër Kohlerit për tregti të paligjshme përmes ndikimit në lidhje me kontratat e dhëna MSC-së në vitet 2010 dhe 2011.

Kohler dyshohet se nuk i zbuloi lidhjet e tij familjare me MSC-në në agjencinë franceze për investime publike, ku ai punonte në atë kohë. Çështja u pushua një vit më vonë, por në vitin 2020, Anticor ngriti një çështje civile për rastin.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Kohler, zyra e të cilit në Élysée ndodhet pranë asaj të presidentit, shpesh përshkruhet si dora e djathtë e Macronit. Puna e tij përfshin trajtimin e emergjencave, çështjeve të mëdha ekonomike dhe sociale, si dhe disa vendime politike.

Sa i përket rastit të ministrit Dupond-Moretti, ai është urdhëruar të hënën që të paraqitet në gjykatë, i akuzuar për keqpërdorim të pozicionit të tij për të larë hesapet me kundërshtarët nga karriera e tij ligjore. Ish-avokati është ministri i parë francez i drejtësisë që përfshihet në një hetim ligjor.

Akuzat lidhen me hetimet administrative të urdhëruara ndaj tre gjyqtarëve nga Dupond-Moretti si ministër, të cilat u denoncuan nga kritikët si një “gjueti shtrigash”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *