Bota

Dy vite më parë arritën marrëveshje për blerjen e 12 aeroplanëve luftarakë francez Rafale, gjashtë prej tyre ateruan në Zagreb të Kroacisë

Gjashtë aeroplanët e parë luftarak francez Rafake nga gjithsej 12 sosh që i ka blerë Kroacia, kanë aterruar sot në territorin e shtetit fqinj.

Pilotët do të përshëndeten në Pleso nga anëtarë të udhëheqjes kroate, duke përfshirë presidentin Zoran Milanoviq, kryeministrin Andrej Plenkoviq dhe kryetarja e parlamentit Gordana Jandrokoviq.

Rafales u ngrit nga baza ajrore në Bordeaux dhe hynë në hapësirën ajrore kroate në perëndim të Rovinjit.

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

Fluturimi zgjati një orë e 40 minuta. Ata u sollën nga pilotë kroatë të cilët u trajnuan për përdorimin e tyre për 15 muaj.

Gjatë hyrjes në hapësirën ajrore të Kroacisë, pilotët e Forcave Ajrore kroate u dërguan një mesazh të gjithë qytetarëve kroatë: “Sapo po hyjmë në hapësirën ajrore kroate, e cila nga sot do të jetë edhe më e sigurt. Rafale kroat dhe pilotët kanë mbërritur në shtëpi”.

Aeroplanët kanë mbërritur dy vjet e pesë muaj pas nënshkrimit të kontratës me Francën në vlerë prej më shumë se një miliardë eurosh, dhe ardhja e aeroplanëve të fundit të kontraktuar pritet në fillim të vitit të ardhshëm.

YouTube player