Bota

Dy varka me emigrantë përplasen në Karaibe, 7 të vdekur

Gjatë përplasjes së dy varkave me emigrantë të cilat ishin nisur drejt ishujve Turcas dhe Caicos në Detin e Karaibeve, humbën jetën 7 persona.

Mediat lokale raportuan se dy varka u përmbytën në brigjet e ishullit Providenciales, në veriperëndim të Turcas dhe Caicos, për shkak të një përplasjeje të fortë.

Lexo më shumë  Zbardhet telefonata e përgjuar mes ministrit të jashtëm të Hungarisë dhe Lavrovit

Autoritetet theksuan se shumica e 64 emigrantëve që ranë në det u shpëtuan, por 7 persona humbën jetën.

Në rrjedhë është operacioni për kërkim dhe shpëtim. Bëhet fjalë për emigrantë nga Haiti.

Policia ka arrestuar 16 emigrantë të cilët tentuan të arratisen.

Haitianët tashmë një kohë të gjatë tentojnë të arrijnë në ishujt e pasur në rajon për shkak të krizës ekonomike dhe të sigurisë në vend.

Lexo më shumë  DW/ Si po reagojnë vendet ndaj krizës energjetike botërore

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *