Bota

Dy ushatarë amerikanë janë kapur nga forcat ruse në Ukrainë

Ish-ushtarakët amerikanë Alexander Drueke, 39 vjeç dhe Andy Huynh, 27 vjeç, janë kapur gjatë luftimeve në Ukrainë, sipas The Telegraph.

Nëse raporti konfirmohet, ata do të jenë ushtarakët e parë amerikanë që bëhen robër lufte ruse që nga fillimi i luftës.

Një shok i dy burrave, që kërkoi të mos përmendet emri tha se ata u kapën gjatë një beteje të enjten e kaluar në fshatin Izbytske, afër Kharkivit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ai tha se gjatë betejës “kaotike” një tank kishte qëlluar mbi dy burrat, por se një kontroll i mëvonshëm nuk gjeti as trupat e tyre dhe as pajisjet e tyre.

Dyshimet e tij u rritën më vonë kur një mesazh u shfaq në një kanal rus Telegram që thoshte se dy ushtarakë amerikanë ishin marrë pranë Kharkivit.

Z. Drueke, nga Alabama, ishte regjistruar në ushtrinë amerikane pas 11 shtatorit dhe shërbeu në Irak si rreshter shtabi.

Lexo më shumë  Le Monde: Franca dhe Britania nuk përjashtojnë drejtimin e një koalicioni në Ukrainë. Dërgimi i ushtarëve evropianë po diskutohet

Zoti Huynh, i cili lindi nga prindër vietnamezë, jetonte në Alabama dhe studionte robotikë në kolegj. Ai kishte shërbyer më parë në marinsat amerikane për katër vjet, por nuk kishte përvojë luftarake.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *