Dy profesorë nga SHBA e Zvicra shpjegojnë shqipen e vjetër dhe ndarjen geg-toskë
Dy gjuhëtarët Michiel de Vaan dhe Brian Joseph kanë marrë përsipër një udhëtim në kohë për të shpjeguar gjuhën shqipe. Që nga fillesat e saj (të dhëna që nga shekulli i 4 pk) e deri në ditët e sotme. Në një seri videosh të mundësuara nga universiteti i Georg-August-Universität Göttingen, Michiel de Vaan, profesor në Université de Lausanne dhe Brian Joseph profesor në Ohio State University shpjegojnë përhapjen e gjuhës shqipe gjatë historisë, nga lashtësia deri në kohët moderne, si dhe origjinën e emrit shqiptar të Shqipërisë, d.m.th. Shqipëria.
Në serinë e parë të ciklit ata ndalen dhe shpjegojnë gjerësisht dy dialektet kryesore të gjuhës shqipe, geg dhe toskë.
Kjo seri është bazuar në tekstet e albanologëve dhe profesorëve më të njohur shqiptar si: Robert Elsie, Shaban Demiraj, Eric Hamp, Alexander Rusakov, Martin Camaj, Kolec Topalli etj.