Lajme

Dy policë maqedonas kapen me drogë në Shqipëri, kishin kanabis nën sendilje

Dy zyrtarë të policisë maqedonas nga Sektori për Krim Kompjuterik para disa ditëve janë kapur me drogë në Shqipëri, teksa kalonin doganën për në Mal të Zi. Rasti është konfirmuar për “Klan” nga Ministria e Punëve të Brendshme, ndërsa shtojnë se kanabisi ishte i fshehur nën sendilje, por nuk bëhet me dije sasia.

Lexo më shumë  USB me mbi 130 mijë dokumente sekrete serbe - Kemi depërtuar në zemrën e kasafortës së Serbisë, ku ruhen “top sekrete” shtetërore të luftës dhe e vërteta për gjenocidin në Kosovë nuk mund të fshihet më

Po ashtu, shtohet se dy punonjësit e Sektorit për Krim Kompjuterik për udhëtimin në Mal të Zi kanë marrë makinën zyrtare “Chrysler Voyager“ nga auto-parku i Ministrisë. Pikërisht kjo makinë u është dhënë nga Agjencia për Menaxhimin me Pronën e Konfiskuar, pasi Drejtoria e Doganave në vitin 2016 e kishte konfiskuar gjatë një aksioni për shkatërrimin e tregtisë me drogë.

Për këtë rast lëndë ka hapur Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit që duhet të konstatojë nëse versioni i MPB-së është i saktë dhe në ç’mënyrë marijuana e paketuar ka kaluar nëpër tri institucione dhe nuk është zbuluar.

Lexo më shumë  Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup: Provimet të jepen në gjuhën shqipe

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *