Dy nga të vdekurit nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë janë të grupmoshës 20-29 vjet
Dy nga të vdekurit nga COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit janë të grupmoshës 20-29 vjet, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Pesë raste të vdekjes janë të grupmoshës 60-69 vjet, katër të grupmoshës 70-79 vjet, tri të grupmoshës 50-59 vjet, dy të grupmoshës mbi 80 vjet e një i grupmoshës 40-49 vjet.
Grupmosha 20-29 vjet dominon edhe me raste të reja të infeksionit, ku janë regjistruar 267 sosh, më pas vjen grupmosha 30-39 vjet me 209 raste të reja pozitive e ajo 40-49 vjet me 191 raste pozitive.
Në grupmoshën 10-19 vjet janë regjistruar 112 raste pozitive, ndërsa në atë 0 deri 9 vjet, 16 raste.
Rruga Press