Bota

Dy muaj nga fillimi i luftës në Ukrainë/ Presidenti Putin pret sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres

Dy muaj pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin, pritet të takohet në Moskë me Sekretarin e Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres.

Takimi në Kremlin pritet të ketë në fokus rolin diplomatik të Kombeve të Bashkuara për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, si dhe mundësitë për të dërguar ndihmë humanitare dhe korridore të sigurta për civilët, sidomos në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Shefi i OKB-së, 72-vjeçar, planifikon të bisedojë fillimisht me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov rreth mesditës.

Më pas Guterres do të takohet me Putinin në Kremlin.

Pas vizitës së tij në Rusi, shefi i OKB-së do të udhëtojë përmes Polonisë në Ukrainë, ku pritet të takojë presidentin e këtij shteti, Volodymyr Zelensky.

Së fundi është rritur presioni ndaj Guterres për të pasur rol më aktiv në dhënien fund të konfliktit në mes të Rusisë dhe Ukrainës.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka urdhëruar më 24 shkurt, atë që e quan “operacion special ushtarak” me qëllim të çmilitarizimit të Ukrainës.

Perëndimi ka dënuar ashpër këtë vendim dhe ka vënë sanksione të pashembullta ndaj Moskës.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra njerëz dhe miliona tjerë kanë ikur nga Ukraina./ Marrë nga REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *