Dy medalje bronzi për Shqipërinë në Europianin e Peshëngritjes
Shqipëria ka siguruar dy medalje bronzi në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes, i cili po zhvillohet në Moldavi. Merita për këtë sukses i takon sportistit kuqezi Kristi Ramadani, i cili dha një performancë të shkëlqyer në këtë kompeticion ndërkombëtar.
Ramadani, i njohur për rezultatet e tij të qëndrueshme në arenën ndërkombëtare, arriti të ngjitet dy herë në podium, duke i shtuar Shqipërisë medalje të rëndësishme në sportin e peshëngritjes. Ky nuk është suksesi i tij i parë, pasi më herët ai ka fituar edhe një medalje argjendi në Kampionatin Evropian të zhvilluar në Bullgari.
Sportisti shqiptar cilësohet si një ndër talentet më premtues të këtij sporti dhe një prej shpresave më të mëdha të peshëngritjes shqiptare për të ardhmen.
Rruga Press