Lajme

Dy javë nga nisja e mësimit, shkolla në Kodër Lumë është një ngrehinë

Shumë shkolla në zonat rurale të Kukësit janë amortizuar nga mungesa e investimeve dhe braktisja e nxënësve.

Një shembull i kësaj situate është shkolla e fshatit Kodër Lumë, e cila ndodhet vetëm 5 km larg qytetit të Kukësit. Pa xhama në dritare, pa dyer dhe në kushte aspak normale higjeno-sanitare.

Kjo shkollë duhet të mbulojë arsimin fillor për zonën, e cila ka një popullsi prej 1200 banorësh. Këto mungesa kanë bërë që shumë nxënës të studiojnë në shkolla të tjera, ndërsa ata nxënës që janë të detyruar të vijojnë mësimin në këtë shkollë ankohen për kushtet.

Lexo më shumë  Osmani pritet nga presidenti francez Macron: Kosova mbetet e përkushtuar për bashkëpunim dhe për fuqizim të pozitës së saj ndërkombëtare
Brenda godinës

 “Kemi dritaret dhe bankat e prishura, xhamat i kanë thyer më të mëdhenjtë, marrim dru me vete dhe ngrohemi, por disa herë nuk mund ta bëjmë se mbushet klasa me tym”.

Prindërit dhe banorët kërkojnë kryerjen e investimeve në mënyrë që fëmijët e zonës të kenë mundësitë të arsimohen në shkollën e tyre.

Sipas statistikave, në vitin 2002 kjo shkollë numëronte 450 nxënës, ndërsa sot ka degraduar në  vetëm 20 nxënës.   /a2/

Lexo më shumë  Rrëfimi i dy paraguajanëve që mahniten me sakrificën e familjes Jashari kur vizitojnë Prekazin

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *