Lajme

Dy ditë nga vërshimet e Vjosës ende asnjë grup vlerësimi, banorët: Duam dëmshpërblim

FIER/VLORË – Kur kanë kaluar dy ditë nga përmbytjet e mëdha që shkaktoi lumi Vjosë në shumë zona të Qarkut Fier dhe Vlorë, ende asnjë komision vlerësimi nuk ka shkuar në terren te banorët e prekur për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Banorët e Fermës e Fitores në Novoselë thonë për Fax News se u janë dëmtuar dhjetra hektarë të mbjella. Puna e gjithë vitit për këta banorë u mor nga lumi. Dhjetra hektarë me grurë, elb, jonxhë e zarzavate të stinës. Ndërsa në pemtari dëmet janë kryesisht në vreshta, pemë qershie e agrume.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Banorë të Fermës shprehen se tokat janë mbuluar nga balta, ndërkohë që asnjë nuk është interesuar për dëmet e tyre. Ata thonë se edhe në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërblyer. Ndërkohë që, kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe vlerësim të dëmeve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *