Lajme

DW: Nëse shkarkohet Meta do të zgjidhet një President i ri, vetëm për 5 muaj

Do ta konfirmojë Gjykata Kushtetuese vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit të Shqipërisë Ilir Meta apo do ta rrëzojë atë duke e lënë Metën të përfundojë mandatin e tij presidencial në korrik të këtij viti?

Është hedhur hapi përfundimtar i një procesi, i cili nisi me akuza nga mazhoranca socialiste, vazhdoi me ngritjen e një komisioni hetimor, hedhjen në votë dhe vendimin e Parlamentit pro shkarkimit të Presidentit Meta. Gjykata Kushtetuese nisi të martën, (01.02) procesin e gjykimit të vendimit të Parlamentit me një seancë publike dhe praninë e të dyja palëve: Parlamentit dhe Presidencës. Seanca që zgjati 9 orë do të rifillojë tër e enjten (03.02). Që nga bërja funksionale e kësaj gjykate, në fund dhjetorin e vitit 2020, pas tri vitesh mosfunksionimi, vendimi për Presidentin Meta është sprova e saj më e rëndësishme.

Për herë të parë në historinë e Gjykatës Kushtetetuese në Shqipëri, kjo gjykatë do të marrë një vendim për shkarkimin ose jo të një kreu shteti. Me fjalë të tjera kjo gjykatë duhet të gjykojë nëse vendimi i parlamentit është konform me kushtetutën, ligjin themeltar të shtetit, apo bie ndesh me të.

Lexo më shumë  Kurti merr pjesë në Forumin Ekonomik në Davos, do të nënshkruaj marrëveshjen e tregtisë së lirë me EFTA-n

Në qershor të vitit të kaluar, parlamenti i ri, i dalë nga Parlamentaret 2021 mori me 104 vota pro nga 140 deputetë gjithsej, vendimin për shkarkimin e presidentit Meta për shkak të “deklaratave të tija publike para dhe gjatë fushatës elektorale që nxitën dhunë dhe shkelën kushtetutën.” Hyrja në fuqi e këtij vendimi bëhet vetëm, nëse Gjykata Kushtetuese e konfirmon atë.

Rrëzohet kërkesa e Metës për ndryshim të trupit gjykues

Presidenti Meta, që vendimin e Parlamentit për shkarkimin e tij e quan “antikushtetues dhe qesharak” nuk mori pjesë në seancën e parë të Gjykatës Kushtetuese për fatin e tij presidencial. Përfaqësuesit e tij ligjorë kërkuan që disa gjyqtarë nga trupa me shtatë gjyqtarë kushtetues të përjashtoheshin nga gjykimi apo të jepnin dorëheqje me pretendimin e mungesës së paanshmërisë nga ana e tyre. Por përfaqësuesja e parlamentit, si palë në proces, e quajti kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të presidentit ”abuzive, që synon zvarritjen e procesit..”

Lexo më shumë  Shërbimi që Ziadin Sela ia bën Ali Ahmetit, shpërthen me plot urrejtje ndaj KM të Kosovës Albin Kurtit

Seanca publike që do të rifillojë të enjten, (03.02) do të merret me dëgjimin e argumentave të palës së përfaqësuesve ligjorë të Presidentit Meta kundër vendimit të Parlamentit.

Gjykata Kushtetuese: 30 ditë kohë për të marrë vendim

Procesi i gjyqësor në GJK për të konfirmuar ose hedhur poshtë vendimin e Parlamentit për shkarkimin e Presidentit Meta ka nje afat: ai duhet të merret brenda 30 ditëve pas përfundimit të seancave gjyqësore. Të paktën pesë nga shtatë anëtarët e GJK duhet të votojnë pro ose kundër vendimit të parlamentit.

Burime zyrtare thanë për DW se nëse Gjykata Kushtetuese konfirmon vendimin e Parlamentit për shkakimin e Presidentit, Ilir Meta, pritet zgjedhja e një presidenti/e të përkohshëm, për disa muaj deri në korrik, kur do të zhvillohen procedurat kushtetuese për zgjedhjen e kreut të shtetit me mandat pesë vjeꞔar. / DW

YouTube player