Bota

DW: Detyrat e vështira para ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht

GJERMANI – Mund të ketë qenë ditë drithëruese për Lambrecht ajo e emërimit të saj, gjatë një të mërkure të ftohtë në Berlin. Nuk kishte tufa lulesh për ta pritur dhe paraardhësja e saj, kristian-demokratja Annegret Kramp-Karrenbauer as nuk u shfaq në zyrë. Kjo situatë “e akullt” mes tyre mund të ketë ardhur si pasojë e sjelljes së Lambrecht, më herët ministrja gjermane e Drejtësisë, e cila ndërmori vendime personale para se të betohej. Shumë anëtarë të kabinetit, duke përfshirë edhe një sekretar të lartë shtetëror, u njoftuan “që të pastronin zyrat” deri të enjten. Në rolin e zëdhënësit u riemërua gazetari Christian Tiels, post i cili gjatë viteve të fundit ishte mbajtur nga një kolonel. “Ajo gëzon reputacionin e një njeriu të aftë”, i tha DW Sebastian Schulte, kryeredaktor i gazetës Griephan e cila shkruan për çështjet e sigurisë dhe është një vëzhgues i afërt i ushtrisë gjermane dhe nevojave të saj.

Lexo më shumë  Holanda i jep Ukrainës raketa, pajisje dhe materiale për avionët F-16

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *