BallinaLajme

Durrës, vijon radha në Prefekturë për dëmshpërblimet

Në ditën e dytë të aplikimeve për përfitimin nga granti i rindërtimit për nivelet DS1, DS2 dhe DS3, dhjetra qytetarë vijojnë të presin në radhë para Prefekturës së Qarkut Durrës.

Dje u hap aplikimi për qytetarët që deri më tani nuk kanë mundur të përfitojnë grantin e dëmshpërblimit për dëmtimin e banesave të tyre, në shkallën DS1, DS2 dhe DS3.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Pas marrjes së njoftimit, qytetarët janë dyndur te Prefektura në Durrës, për të dorëzuar dokumentacionet pranë ish-zyrave të ALUIZNI-t , proces i cili u tha se do të mundësohej vetëm për një ditë, për të përfituar grantin e dëmshpërblimit.

Deri më tani, në Durrës janë miratuar nga Këshilli Bashkiak emrat e 10 700 familjeve përfituese të grantit.

Rruga Press

YouTube player