Lajme

Durrës, protesta e banorëve, dy vjet në pritje për riparimin e pallatit

Pasi kanë qëndruar për gati dy vite jashtë banesave të tyre, në pritje të riparimit të banesave, banorë të pallatit nr. 15 në lagjen 12 të Durrësit kanë protestuar përpara bashkisë për të tërhequr vëmendjen për nisjen e punimeve për riparimin e objektit të tyre i cili është vlerësuar me dëme të nivelit ds 3, me dëme kryesisht në muraturë.

Lexo më shumë  “Paralizohet” Tirana/ Tension dhe përplasje, çfarë ndodhi gjatë protestës së opozitës

Sipas banorëve, vetëm neglizhenca e bashkisë, ka bërë që ata të mos futen dot në banesat e tyre. Sikur të mos mjaftojë ky fakt, këta banorë shprehen se prej dy muajsh nuk kanë përfituar nga bashkia as bonusin e qirasë.

“Nuk është hedhur bonusi as për shtatorin as për tetorin, si mendon bashkia që mund ta përballojmë, si pensionistë që jemi”, thonë ata.  

Ndërkohë, nga bashkia e Durrësit ende nuk ka asnjë sqarim se perse nuk fillon puna nga riparimi i kësaj godine, në një kohë kur edhe fondi është përcaktuar dhe miratuar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *