Lajme

Durrës, bashkia rrit tarifat e gjelbërimit, në 2021 ishte 200 lek, tani 1000 lek

Bashkia e Durrësit ka pesëfishuar këtë vit tarifën e gjelbërimit për qytetarët. nga 200 lekë që paguhej deri vitin e shkuar, për këtë vit fiskal, një qytetar durrsak do të paguajë plot 1 mijë lekë të reja për gjelbërimin e qytetit. kjo rritje drastike e tarifave nuk është mirëpritur nga qytetarët.

Ndonëse Durrësi është cilësuar shpesh si një nga qytetet më të ndotur dhe betonizuar në vend, bashkia e këtij qyteti ka vendosur të pesëfishojë tarifat e gjelbërimit për qytetarët, por jo të shtojë sipërfaqet e gjelbërta.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Një vit më parë, një qytetar i Durrësit, sipas paketës fiskale të vitit 2021, paguante vetëm 200 lekë për gjelbërimin e qytetit.

Por këtë vit, sipas paketës fiskale të miratuar në Këshillin Bashkiak, shuma për gjelbërimin e qytetit pesëfishohet. Nga 200 lekë që paguanin deri vitin e kalaur, nga tani e në vijim, qytetarët e Durrësit do të paguajë 1000 lekë të reja, ose 10 mijë lek të vjetra vetëm për gjelbërimin e qytetit. Kjo barrë e re fiskale, duket absurde në një kohë që qyteti i Durrësit vijon të betonizohet pa kriter.

Këtë rritje të pashpjegueshme të tarifave vetëm pë gjelbërimin, duket se nuk e kanë pritur mirë as qytetarët e Durrësit.

Ndërkohë, sikur të mos mjaftojë rritja e tarifave të gjelbërimit, bashkia e Durrësit vetëm pak kohë më parë ka kryer një tender me vlerë 143 milion lekë për mbjelljen  e 505 pemëve dhe bimëve dekorative në qytet. Ndërkohë që tarifat rriten dhe tenderat miliona lekë jepen me pretekstin e gjelbërimit, qytetarët e Durrësit ankohen gjithnjë e më shumë për mungesën e këtyre hapësirave./syri/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *