KryesoreLajme

Durmishi: Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në Kosovë

Ushtruesi i detyrës së ministrit në detyrë të Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se po e përcjellin nga afër situatën e vërshimeve.

“Po e përcjellim nga afër situatën e vërshimeve në disa komuna të Kosovës. Sot isha në Drenas, ku pashë nga afër gjendjen në terren. Jemi në gjendje gatishmërie për të intervenuar kudo që ka nevojë, gjë që ia shpreha edhe kryetarit të Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci. Po ashtu, ekipet tona janë të angazhuara edhe në komunat e tjera të Republikës së Kosovës, duke e monitoruar situatën dhe duke ndërhyrë aty ku është e nevojshme. Gjendja e rrugëve, përgjithësisht, është e mirë megjithatë, kujdesi i shtuar në trafik është i domosdoshëm”, ka shkruar ai në ‘Facebook”.

Lexo më shumë  France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

“Që nga mbrëmë jemi në gjendje gatishmërie për të menaxhuar sa më mirë reshjet e shiut, të cilat kanë ndikuar edhe në disa nga rrugët tona. Ekipet e mirëmbajtjes janë në terren dhe po ndërhyjmë kudo që është e mundur për të përmirësuar kushtet e qarkullimit”, ka thënë Durmishi.

Por, ai ka kërkuar edhe bashkëpunim nga qytetarët duke kërkuar që t’i përshtaten kushteve të rrugës dhe të ngasin me kujdes.

Lexo më shumë  The Guardian/Një luftë e paralajmëruar: si CIA dhe MI6 morën në dorë planet e Putinit për Ukrainën dhe pse askush nuk i besoi ato

“Ju lusim të vozitni me kujdes të shtuar dhe t’u përshtateni kushteve të rrugës”, ka porositur Durmishi.

YouTube player