KryesoreLajme

Durmishi: Kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët e Kosovës

Ministri në detyrë i Ambientit, Transportit dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar se është përmbushur premtimi i dhënë një javë më parë për fillimin e sanimit të gropave në rrugët e Kosovës.

“Ashtu siç jemi zotuar javën e kaluar, sot kemi filluar sanimin e gropave në të gjitha rrugët që janë në kompetencë të Ministrisë.

Lexo më shumë  Zjarri te “Farmacia 10” nxjerr sërish në pah rrezikun e fasadave dhe mungesën e përgjegjësisë në Tiranë

Brenda kësaj jave do t’i sanojmë të gjitha gropat në të gjitha akset rrugore.

Siguria dhe qarkullimi i lehtë mbeten prioriteti ynë”, ka thënë ministri në detyrë.

Sipas tij, punimet tashmë kanë nisur në të gjitha akset rrugore që janë në kompetencë të ministrisë.

Rruga Press

YouTube player