KryesoreLajme

Durmishi: Javën tjetër fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit të Iber Lepencit

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka thënë se me intensitetin e punimeve që po kryhen në kanalin e Ibër Lepencit devijimi do të përfundojë gjatë kësaj jave.

Sipas tij javën tjetër pritet të fillohet me sanimin e përhershëm të kanalit,

“Në kanalin e Ibër Lepencit po punohet pandërprerë që të funksionalizohet devijimi.  Me këtë intensitet të punimeve gjatë kësaj jave do të përfundon devijimi në mënyrë që javën tjetër të fillojmë me sanimin e përhershëm të kanalit”, ka shkruar Durmishi, në Facebook.

YouTube player