Duhet me e pas parasysh që në vitin 1996, në ditët më vendimtare për luftën tonë çlirimtare, Ben Blushi e quante UÇK-në “organizatë terr*riste”
Nga Agim Morina
Para se me lexu këtë postim të sotëm të Ben Blushit duheni me pasë parasysh:
– Me 1996 autori i këtij postimi, Ben Blushi, si kryeredaktor i gazetës ma të madhe në atë kohë, “Koha jonë”, në ditët ma kritike e ma vendimtare për luftën tonë çlirimtare, e qunte UÇK-në organizatë terroriste dhe bante edhe klasifikimin e llojit të terrorizmit që bante UÇK-ja. Pra, Adem Jashari, Hamzë Jashari, Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha etj. për Ben Blushin ishin terroristë;
– Si kryeredaktor i kësaj gazete akuzonte “kosovarët” se ata janë fajtorë për gjendjen kritike në Kosovë sepse
– nuk pranonin me dalë në zgjedhje të Serbisë,
– refuzonin dialogun me Serbinë, dhe
– përkrahte ndamjen e Kosovës: 60 për qind shqiptarëve dhe 40 serbëve;
– Me 1999, kur u ba zavendësministër i Punëve të Jashtme të Shqipnisë, në takimin me Madeleine Albrightin, sekretare e shtetit e ShBA-së, me Këshillin e Sigurisë së Shqipnisë, nxori bisedat sekrete që i shërbenin veç Serbisë, me gjithë kërkesën e qartë të M. Albrightit që asgja nga ky takim nuk duhej me u ba publike.
Për këtë, me presion nga ShBA-ja, u shkarku nga detyra.
Prandej, kur e lexoni këtë postim të tij, kini parasysh që asht shkru me lapsin e vjetër të Serbisë. Këta janë argatët e heshtun të Serbisë, që zgjohen sa herë që u vjen kodi nga Beogradi për me përhapë mjegull.
Për ata që dojnë me lexu ma shum rreth kësaj pune, në këtë vegëz asht shkrimi jem në dy vazhdime, i botuem në gazetën “RIlindja” kundër tre autorëve që punonin me zell për me përhapë propagandën e Serbisë në gazetën “Koha jonë”: http://www.albaniana.com/search?q=blushi&fbclid=IwY2xjawMyLgZleHRuA2FlbQIxMABicmlkETEwd0M5TWM3MFVRdnU0QXVVAR5SuDFvOU_WNXJBST7UhGciEC8tIIOGurvry1C5xc3v1eXD7Rg4WyKdVQ25Gg_aem_aUIc5-Myr0AUvEoAuTb-jg

Rruga Press

