KryesoreLajme

Dugolli: Serbia po përgatitet për sulm ndaj Kosovës, kjo po ndodh para syve të botës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot ka thënë se institucionet e shtetit kanë informacione të sakta se qindra njerëz në Serbi po ushtrohen dhe po përgatiten për një sulm të mundshëm ndaj Kosovës.

Zëvendëskryetari i Komisionit Parlamentar për Siguri, deputeti i LVV-së, Enver Dugolli, është shprehur se e gjithë kjo po ndodh para syve të ndërkombëtareve, dhe ende nuk janë ndërmarrë masa.

“Shqetësimi është se e gjitha kjo ndodh në territorin e Serbisë, para syve të botës dhe ndërkombëtarëve e ndërmjetësve dhe ende nuk ka ndonjë fishkëllimë apo tërheqje të vërejtjes seriozisht të Serbisë,” ka thënë Dugolli në RTV Dukagjini.

Ndërsa thotë se në Serbi grupet bëjnë stërvitje në poligone ushtarake.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

“Në brendësi të Serbisë në poligone ushtarake të xhandarmërisë ata i shfrytëzojnë atë infrastrukturë të shtetit serb, që ato grupe të përgatiten dhe stërviten. Këtë nuk është që e themi vetëm ne këtë mund të ua konfirmojnë edhe inteligjencat e ndryshme të shteteve mike nëse duan, duke u bazu mbi bazën e këtyre informacioneve, ju kujtohet që NATO mori vendim që ti rrit trupat edhe shtetet anëtare të NATO-s ta rrisin prezencën në Kosovë.”

Ka qenë deputetja e parlamentit britanik Alicia Kearns e cila pa ndodhur sulmi në Banjskë kishte dhënë disa informacione por që u neglizhuan, Dugolli thotë se këtë herë këto informacione janë marrë në mënyrë serioze.

“Duke u bazu nga e kaluara për një kohë u neglizhua ai informacion sikur tentohej të kamuflohej, por e vërtëta është se ajo kishte të drejtë por kësaj radhe janë marrë më seriozisht dhe duke u bazu në këto informacione shtetet anëtare të NATO-s e kanë rrit prezencën e tyre me personel pajisje dhe armatim,” shtoi Dugolli.

Lexo më shumë  Mid'hat Frashëri: Ç'fituam nga Kongresi i Manastirit?

Se a ka rreziqe të dukshme apo është retorikë politike, Dugolli thotë të kundërtën.

“Nuk është aspak retorikë politike, është një konstatim i bazuar në informacionet që posedon shteti i Kosovës, por nuk duhet ngjallur panikë, duhet ruajtur paqja dhe stabiliteti.”

Teksa shton se s’duhet përsëritur “skenarët” si të vitit të kaluar në Banjskë që e cilëson si skenar të rrezikshëm.

YouTube player
YouTube player