Lajme

Dugolli: Presioni ndaj Kosovës i gabuar, ndërkombëtarët duhet t’i bënin Serbisë

Profesori, Bujar Dugolli, ka thënë se nuk mund të bëhet Asociacioni pa u pajtuar Serbia me përmbajtjen e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Duke i treguar arsyet, Dugolli ka theksuar se presioni ndërkombëtar ndaj Kosovës nuk është i duhur, pas i i njëjti duhet të ishte ndaj Serbisë.

“Tash qeveria e Kosovës ne momentin që pala serb ka dërgu shkresë në BE që të tërhiqet nga pikat e marrëveshjes, atëherë padyshim që duhet të veprojë t’i zgjedh problem brenda sepse ata s’po dojnë me marrëveshje dhe po e cenojnë marrëveshjen. Kështu që mendoj që presioni është në drejtim e gabuar, sepse këta duhet ‘ti bëjnë Serbisë presion për a kthyer në marrëveshje në marrëveshje e Brukselit dhe Aneksin e Ohrit.

Dhe nëse prej asaj marrëveshje buron edhe që është kërkesë e faktorit ndërkombëtare që kjo çështje me u zjgehd përmes krijimit të Asociacionit, atëherë ajo është Brenda marrëveshjes… nuk mund të bëhet presioni dhe të krijohet Asociacioni pa a u pajtuar me tërësinë e marrëveshjes Serbia”, ka thënë Dugolli në “FIVE” të Dukagjinit.

Lexo më shumë  Kurti: Fushata bombarduese e NATO-s ndaloi gjenocidin e spastrimin etnik

Dugolli ka shtuar se Qeveria dhe kryeministri, Albin Kurti, dëshirojnë garancione për të vazhduar tuje në këtë proces.

“Edhe Qeveria dhe kryeministrit e tha Kosova dëshiron garancione, ai nuk po  e nënshkruan, këta po thojnë është e obligueshëm edhe pa e nënshkrua. Hajde binda në që është e obligueshme. Bindshëmeria që ajo marrëveshja është ligjërisht e obligueshme, është kur vetë BE-ja e ka paralajmëruar në mars të viti të kaluar që do ta bëjë, por, nuk e ka bërë ende. Nuk e fut pjesë detyrim të Serbisë në kapitullin 35, që Marrëveshja e Ohrit dhe e Brukselit është ligjërisht e obligueshme për Serbinë… as në OKB nuk është regjistruar që është obligim”, ka shtuar Dugolli.

Lexo më shumë  Kurti merr letër urimi nga Kancelari i Austrisë: Do të vazhdojmë të mbështesim Kosovën

Sipas tij, nuk mjafton garancia amerikane se Asociacioni nuk do të jetë sikur Republika Srpska.

‘Nuk mjafton se atë e vlerëson gjykata Kushtetuese. Nuk mjaftojnë se pala tjetër nuk është pajtuar ende për marrëveshje dhe nuk është obligim I Serbisë. Dhe kur futet që është obligim, ne e kemi një mekanizim edhe nëse Serbia tërhiqet, dhe kërkon pas Asociacionin kërkon diçka tjetër. Këto garancione nuk i ka Kosova. Prandaj Kosova mënyrë të njëanshme nuk mund të veprojë edhe pse ka tregua gatishmërinë”, ka shtuar profesor Dugolli.

Rruga Press

YouTube player