KryesoreLajme

Dugolli: Dy vite që kur është dorëzuar në Hagë kallëzimi penal për Maskarën në Burgun e Dubravës. Ende asnjë përgjigje. Mosveprimi ngre dyshime serioze se ky institucion nuk po vepron mbi parimin e drejtësisë së paanshme

Kallëzimi penal për masakrën e Dubravës ende i paprekur!

Të dashur miq,

Sot bëhen dy vite që kur iu drejtova Prokurorisë Speciale pranë Dhomave të Specializuara në Hagë, me një shkresë (kallëzim penal) për masakrën në Burgun e Dubravës, ku në maj të vitit 1999 shteti serb kreu një ndër krimet më të rënda gjenocidale kundër shqiptarëve të burgosur.

Me ndihmën e juristëve profesionistë, bashkëngjita edhe një aneks të plotë të provave, por, për fat të keq, përveç një konfirmimi formal të pranimit të materialit, deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë veprim hetimor, apo të paktën nuk jam në dijeni për ndonjë veprim konkret.

Lexo më shumë  Kurti: Eksporti i shërbimeve të TIK-ut është rritur për 386% në katër vitet e fundit

Mosveprimi i Dhomave të Specializuara ngre dyshime serioze se ky institucion nuk po vepron mbi parimin e drejtësisë së paanshme, por selektivisht kundër shqiptarëve dhe UÇK-së, duke lënë në harresë krimet serbe.

Kjo qasje është e papranueshme dhe cenon rëndë vetë thelbin e drejtësisë dhe parimeve të saj.

I bëj thirrje publike Prokurorisë Speciale dhe Dhomave të Specializuara që të përmbushin mandatin e tyre me përgjegjësi dhe paanshmëri:

Lexo më shumë  Kancelari Merz: Evropa duhet të bëhet forcë dominuese për të pohuar veten në një rend botëror!

Të nisin urgjentisht hetimet për masakrën e Dubravës dhe për të gjitha krimet tjera të kryera gjatë luftës, pa dallim etnie!

Drejtësia nuk mund të jetë selektive. Respekti për viktimat kërkon veprim konkret, jo heshtje e aq më pak injorim.

Rruga Press

YouTube player