Bota

Droni i shpëton jetën një pacienti në Suedi që pësoi arrest kardiak

Një dron autonom i ka shpëtuar jetën një 71 vjeçari që pësoi një arrest kardiak. Droni i dorëzoi një defibrilator një doktori që po ndihmonte një burrë që u sëmurë pasi doli nga shtëpia e tij në qytetin Trollhattan në Suedi. Burri që nuk deshi të identifikohej i tha “BBC” që ishte diçka fantastike që ai erdhi kaq shpejt. Kompania “Everdrone” tha se u deshën pak më shumë se 3 minuta nga ngritja e alarmit që defibrilatori i jashtëm i automatizuar të dorëzohej nga droni.

Doktor Mustafa Ali tha se ishte duke udhëtuar me makinën e tij drejt spitalit lokal kur pa një burrë të shtrirë në rrugë. Ai ndërsa po i jepte ndihmën e parë pacientit i kërkoi një kalimtari të rastit që të merrte numrin 112 që është numri i emergjencave në Suedi. Disa minuta më vonë pashë diçka që po fluturonte në kokën time dhe rezultoi të ishte një dron me një defibrilator deklaroi doktori. Drejtori ekzekutiv i “Everdrone” Mats Sallstrom tha se është e rëndësishme që të kuptohet zinxhiri i ngjarjeve për të shpëtuar jetën e personit dhe që droni është një pjesë e rëndësishme sesi sistemi funksionon.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Projekti për dronët është një bashkëpunim midis Institutit Karolinska, operatorit kombëtar të emergjencave SOS Alarm, rajonit Vastra Gotaland dhe “Everdrone”. Studiuesit e Institutit Karolinska në një studim 4 mujor zbuluan që në 14 raste të dyshuara të arrestit kardiak, dronët nuk u dërguan vetëm në 2 raste dhe vetëm një rast dështuan që ta dorëzonin defibrilatorin. Në 7 raste dronët arritën para ambulancës.

Drejtuesi i kompanisë “Everdrone” tha se defibrilatorët janë projektuar që të përdoren dhe nga persona të patrajnuar dhe në këto skenarë personat do të jenë në telefon me qendrën e emergjencave dhe do të udhëhiqen nga ata.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *