Bota

Dronët ukrainas shkatërrojnë një nga një tanket ruse në një pritë të organizuar

Dronët janë bërë armët më të përdorura nga ushtria ukrainase, mjet ky luftarak që është bërë makth për ushtrinë e Vladimir Putinit.

Në një operacion mirë të koordinuar, ukrainasit arritën që me këto fluturake pa pilot të shkatërrojnë konvojin e tankeve ruse.

Pamjet e filmuara nga ajri në afërsi të Kreminnas, shfaq momentin kur dronët kamikaz me precizitet të paparë shkatërrojnë një nga një tanket ruse.

Lexo më shumë  Sulm gjatë natës i Rusisë, Ukraina rrëzon 21 dronë rusë

Derisa ia kishin mësyrë pozicioneve ukrainase, rusët nuk ishin të vetëdijshëm që ukrainasit kishin organizuar për ta pritë dhe se ishin në pritje të dritës së gjelbër për t’i goditur.

Tanket shkatërroheshin me vetëm një goditje të dronit kamikaz, e ato që tentonin të devijonin dhe të dilnin nga kolona me shpresë se do t’i shpëtonin më të keqes – ndiqeshin dhe hidheshin në erë.

Lexo më shumë  Biden: Jam në këtë garë deri në fund dhe do të fitojmë

Rruga Press

YouTube player