Drogë në vazo lulesh/Publikohen pamjet e arrestimit të ish-kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku dhe nipit të tij
Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.
Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i ish-kryebashkiakut të Vorës Agim Kajmaku në Itali për posedim dhe trafikim të lëndëve narkotike.
Sipas mediave italiane, Kajmaku është arrestuar së bashku me nipin e tij në flagrancë me rreth 20 kg kokainë të fshehura në vazo lulesh që nëse do të shtiej në treg të zi do të kapte vlerën e 1 milion euro.
Gjithashtu zbulohet se e gjitha ka nisur nga dyshimet e pronarëve të fidanishtes në Itali, të cilët nuk e dinin që prej muasj kopshti i tyre ishte kthyer në një vendstrehim të drogës.
Kajmaku dhe i nipi e fshihnin kokainën mes vazove të aktivitetit hortikulturor, pa dijeninë e pronarëve, të pavetëdijshëm se kopshti i tyre ishte bërë një vendstrehim ku ruheshin lumenjtë e drogës me destinacion Rivierën Picena dhe më gjerë.
Rruga Press