Drejtuesi i Pfizer: Varianti rezistent ndaj vaksinës do të shfaqet
Drejtori ekzekutiv i kompanisë Pfizer, Albert Bourla, ka pranuar se së shpejti duhet pritur një variant rezistent i Sars-CoV-2 ndaj vaksinës së zhvilluar nga kompania e drejtuar prej tij.
Çdo herë që një variant shfaqet në botë, shkencëtarët tanë merren me të…Ata po kërkojnë nëse ky variant mund t’i shpëtojë mbrojtjes së vaksinës sonë apo jo. Ne nuk kemi identifikuar ende një të tillë, por besojmë se një ditë, një prej tyre do të shfaqet.
– ka thënë Bourla.
Sipas tij, kompania ka ndërtuar një proces që në 95 ditë nga dita e identifikimit të një variant shqetësues të mund të jetë në gjendje të prodhohet një vaksinë e dedikuar. Në parim jemi në kushtet e një sëmundjeje të ngjashme me gripin për nga trajtimi me vaksinë.
Rruga Press