Bota

Drejtori i Zyrës për Migrim i Belgjikës: Liberalizimi i vizave mundësi e mirë për zhvillim ekonomik

Drejtori i Zyrës për Migrim i Belgjikës, Freddy Roosemont, ka përgëzuar qytetarët e Kosovës që nga 1 janari i vitit 2024 do të lëvizin lirshëm drejt Belgjikës dhe shteteve tjera të Bashkimit Evropian.

Roosemont gjatë takimit me ministrin e Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se liberalizimi do të “jetë mundësi e mirë për zhvillim ekonomik dhe thellim të lidhjeve mes shteteve e qytetarëve”.

Lexo më shumë  SHBA miraton shitjen e armëve me vlerë 16.5 miliardë dollarë për vendet e Lindjes së Mesme

Sveçla me Roosemontin kanë biseduar edhe për menaxhimin e migrimit të parregullt.

“Ministri Sveçla dhe z. Roosemont biseduan edhe për sfidën e menaxhimit të migrimit të parregullt me ç’rast ministri njoftoi delegacionin që institucionet e Republikës së Kosovës janë të angazhuara maksimalisht në luftimin e këtij fenomeni duke përfshirë edhe rregullativën ligjore për menaxhimin me migrantë”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.

Lexo më shumë  Orbani i Hungarisë vazhdon të bllokojë ndihmat e BE-së për Ukrainën dhe sanksionet për Rusinë

Intervistën ekskluzive të drejtorit të Zyrës për Migrim në Bruksel mund ta ndiqni sonte në “Interaktiv” të KTV-së. 

Rruga Press

YouTube player