KryesoreLajme

Drejtori i Policisë së Kosovës takohet me ambasadorin e OSBE-së, McGurk

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha priti sot në takim ambasadorin e ri të misionit të OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk me bashkëpunëtorët e tij.

Në njoftim e policisë theksohet se drejtori Hoxha shprehu urimet e tij për emërimin e ambasadorit McGurk si shef i misionit të OSBE-së në Kosovë si dhe e njoftoi ambasadorin rreth situatës së përgjithshme të sigurisë në Kosovë.

Lexo më shumë  Elbasan, qytetarët përballen me rritjen e çmimeve të produkteve bazë: Nuk po ia dalim dot të plotësojmë vaktet

Po ashtu me këtë rast u pohua se kontributi dhe mbështetja e OSBE-së për Policinë e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë i një rëndësie të veçantë, si në aspektin e trajnimit të zyrtarëve policorë dhe po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve profesionale policore në përgjithësi.

“Dy palët u zotuan për vazhdimin e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet Policisë dhe OSBE-së”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Kurti: Serbia provokon rreth kufirit sepse nuk ka më struktura ilegale brenda Kosovës

Rruga Press

YouTube player