KryesoreLajme

Drejtori i Policisë: Janë arrestuar shtatë persona të dyshuar për planifikimin dhe ekzekutimin e rreshterit, Muhamed Lika

Në një konferencë për media, drejtori i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha tha se operacioni policor është kryer në orët e para të mëngjesit.

Ai tha se janë bastisur nëntë lokacione, shumica në Kaçanik dhe një në Klinë.

“Janë arrestuar shtatë persona të dyshimtë të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në planifikimin dhe në ekzekutimin e rreshterit tonë”, tha ai.

Lexo më shumë  Korrupsion para zgjedhjeve/ Kontrollohet banesa e nënkryetarit të Bashkisë së Belshit

Ai shtoi se të dyshuarit janë duke u intervistuar.

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit