Lajme

Drejtori i Fondit Shqiptar i Zhvillimit, i jep tender të çuditshëm vajzës së deputetes Bozo

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka mbyllur një tender të çuditshëm, me fond limit 120 milionë lekë të vjetra për shërbimin e mbikëqyrës së lyerjes së fasadave të pallateve.

Në procedurë kanë marrë pjesë 29 operatorë ekonomikë, nga të cilët plot 27 prej tyre kanë paraqitur të njëjtën ofertë, në vlerë 100.9 milionë lekë të vjetra.

Në përfundim, fitues është shpallur studio e projektimit “Studio-Rebus”, në të cilën është ortake Ilirjana Bozo, vajza e deputetes socialiste Luljeta Bozo.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Institucioni i drejtuar nga Dritan Agolli shpalli në mesin e qershorit 2022 tenderin për Shërbimin e Mbikqyres së Punimeve për Rigjenerimin e blloqeve të banimit.

Fondi limit për këtë procedurë ishte 122.2 milionë lekë të vjetra.

Në përfundim të tenderit rezulton se kanë marrë pjesë 29 operatorë ekonomikë.

Thuajse të gjithë pjesëmarrësit kanë paraqitur të njëjtën ofertë, duke ngritur dyshime për një marrëveshje paraprake mes tyre.

Në përfundim, administrata e Agollit ka shpallur fituese kompaninë “Studio-Rebus”, e cila kishte paraqitur ofertën 100.9 milionë lekë të vjetra, po aq sa edhe 26 pjesëmarrës të tjerë në garë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Është e paqartë se si ka arritur Fondi Shqiptar i Zhvillimit që të identifikojë si fitues kompaninë e Ilirjana Bozos.

Megjithatë, të dhënat zyrtare, të publikuara në Buletinin e Prokurimeve Publike tregojnë se Dritan Agolli ka përzgjedhur shoqërinë e vajzës së deputetes socialiste për të ofruar shërbimin 100-milionësh për mbikëqyrjen e punimeve për lyerjen e fasadave./Nga Boldnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *