Sport

Drejtori i Dortmundit del hapur: Haland do transferohet

Hans Joakim Vacke u zgjodh javën e kaluar shefi i bordit mbikëqyrës në Ligën Gjermane. Kjo u vendos në votimin e 36 skuadrave në Bundesligën e Parë dhe të Dytë. 62-vjeçari do të ulet në bordin drejtues më 11 shkurt të vitit të ardhshëm dhe do të zërë vendin e Peter Petersit.

Ky i fundit ka hedhur kandidaturën për presidentin e Federatës Gjermane të Futbollit. Vacke do të vazhdojë punën si drejtues i Borusias së Dortmundit, edhe pse do të jetë më pak vendimmarrës për shkak të detyrë së re.

Lexo më shumë  Muçi: Kemi ardhur për të fituar në Poloni dhe t’i bëjmë të gjithë krenarë

Për “Sky”, numri dy i klubit verdhezi foli për humbjen e Borusias në Berlin ashtu si dhe për të ardhmen e Erling Halandit për të cilin ka një interes të madh nga Reali i Madridit në Spanjë.

“Ishte një humbje e turpshme, është e papranueshme të lësh pikë në atë mënyrë, tani gjithçka bëhet dhe më e vështirë për ne në luftën për titull. Gjithsesi, skuadra nuk duhet të demoralizohet. Por, më lejoni të shpreh edhe keqardhje për fushën e Hertës e cila nuk duhet të ekzistojë në Bundesligë, ishte e pamundur të luhej futboll në atë fushë”, tha Vacke.

Lexo më shumë  Sylvinho për mediat braziliane: Shqiptarët janë të jashtëzakonshëm, kemi bërë punë të shkëlqyer

PËR HALANDIN – “Ndoshta do të ikë, ndoshta jo. Pak ditë më parë kam pasur një takim me Raiolën dhe kemi biseduar për të ardhmen e Erlingut. Nëse vendos të largohet, mendoj që Spanja do të ishte vendi ideal për të. Në Angli luhet një futboll tjetër. Sigurisht që do të kisha dëshirë që të qëndronte në Bundesligë”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *