Lajme

Drejtori i burgut të Rrogozhinës kthen magazinën e tij në ambient për prodhimin e kanabisit, zbulohen 4000 rrënjë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka pezulluar nga detyra drejtorin e Burgut të Rrogozhinës, Bilal Hasa, deri në zbardhjen e plotë të rrethanave lidhur me hetimet për zbulimin e një shtëpie me bimë narkotike në Peqin.

Policia e Elbasanit ka gjetur brenda një godine, që dyshohet se i përket Hasës, të paktën 4 mijë rrënjë kanabis sativa.

Ndërtesa ndodhej në një fshat pranë qytetit të Peqinit, ndërsa operacioni hetimor është ende në proces dhe nuk ka informacione të mëtejshme zyrtare.

Lexo më shumë  Peci njofton subvencion për fermerët: 10 cent për çdo litër qumështi të prodhuar

Në një njoftim zyrtar, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve thekson se distancohet nga çdo veprim që shkel ligjin dhe mbështet plotësisht hetimin e drejtë dhe transparent të rastit.

“Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është vënë në dijeni nga mediat lidhur me rastin e drejtorit të IEVP Rrogozhinë, Bilal Hasa. Në vijim të informacionit të marrë, Drejtoria ka ndërmarrë masa administrative të menjëhershme për pezullimin e tij nga detyra, deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes nga organet kompetente. Gjithashtu, Drejtoria distancohet nga çdo veprim që bie ndesh me ligjin dhe mbështet plotësisht hetimin”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  5 mijë kërkesa për azil në 2025, por ikjet me leje pune janë 4 herë më të larta në Shqipëri

Hetimet pritet të hetojnë të gjitha rrethanat e këtij rasti, përfshirë lidhjet e mundshme të të dyshuarit me këtë aktivitet kriminal.

YouTube player