Lajme

Drejtori i Bibliotekës në Gjakovë: Punuam deri në orët e mbrëmjes për të organizuar mbledhjen për dy qeveritë

Gjithçka ishte gati. Biblioteka e qytetit të Gjakovës, “Ibrahim Rugova”, ishte vendi ku pritej që sot të mbahej një takim i rëndësishëm.

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Shqipërisë pritej që të nënshkruanin rreth 13 ujdi që përfshinin arsimin, sigurinë, shëndetësinë e të tjera fusha.

Por, të martën pas orës 19:00, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kryeministri shqiptar, Edi Rama dha lajmin se mbledhja mes dy qeverive do të anulohej.

Lexo më shumë  Bllokohen blloqet e u vihet shiriti banesave për serbët në Zubin Potok të financuara nga Serbia

Për të qenë gjithçka gati për mbledhjen e planifikuar, ishte punuar deri në orët e vona të natës, tha për KALLXO.com, drejtori i bibliotekës së qytetit, Engjëll Berisha.

“Ka qenë çdo gjë gati. Edhe dje pasdite kur ka dalë kumtesa nga Shqipëria ne vazhdonim punimet. Kemi punuar deri në ora 10:00 të natës dhe është çdo gjë gati dhe jemi në objekt ku është e përgatitur vetëm me hy personalitetet”- ka thënë Berisha.

Lexo më shumë  Kurti në Davos: Ekonomia e Kosovës për herë të parë ka kaluar 10 miliardë euro

Këto janë disa nga fotografitë që tregojnë përgatitjet rreth ngjarjes së planifikuar për tu mbajtur sot.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *