Bota

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, me përhapjen e Omicronit njerëzit mund të kenë nevojë për dozën e katër të vaksinës

Drejtori ekzekutiv i Pfizer, Albert Bourla, ka thënë se njerëzit mund të kenë nevojë edhe për dozën e katërt të vaksinës kundër COVID-19, dhe atë më shpejtë sesa që ishte pritur kjo për shkak të përhapjes së variantit të ri Omicron.

Pfizer dhe BioNtech kishin publikuar rezultatet nga studimi në laborator, që tregon se edhe doza e tretë është efektive në luftën kundër variantit Omicron, derisa doza e dytë paksa zbeh mbrojtjen kundër këtij infeksioni, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  CNN: CIA po punon për të armatosur forcat kurde me qëllim nxitjen e një kryengritjeje popullore në Iran

Megjithatë kanë bërë të ditur se dy dozat ofrojnë mbrojtje nga ky variant, por se disa kanë nevojë për imunitet më të fortë dhe për këtë arsye duhet të marrin edhe doza tjera.

Bourla theksoi se nga studimi në laborator është testuar variant i ri i COVID-19, por se sipas tij duhen kryer edhe teste tjera për të qenë sa më të saktë.

Lexo më shumë  Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Forcat ajrore të Teheranit nuk ekzistojnë më

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *