“Drejtësia e Re” nën urdhërat e Ramës. Nga KLP, KLGJ dhe SPAK, 40 prokurorë e 27 gjykatës aktivistë të PS-së
Thellohet skandali i Partisë Socialiste me aplikacionin e saj “Aktivisti” të miratuar nga Edi Rama në kuadër të fushatës zgjedhore për garën e 14 majit.
Kjo pasi pjesë “Aktivistëve” të PS-së rezulton të jenë dhe një pjesë e madhe e zyrtarëve më të lartë të sistemit të drejtësisë të reformuar.
Sistemi elektronik është krijuar nga socialistët, me qëllim shpërndarjen dhe komentet pozitive në rrjete sociale për deklaratat apo qëndrimet e kryeministrit e ministrave. Për shumë ekspertë, ky aplikacion është një formë shantazhi, sidomos ndaj administratës publike, për të siguruar që ata janë mbështetës të qeverisë.
Një listë e anëtarëve të aplikacionit ‘Aktivisti” është publikuar mbrëmjen e së martës nga “Syri”, e cila tregon se, përveç zyrtarë administrativë, në rrethin e personave që i janë atashuar platformës partiake janë edhe zyrtarë të lartë të “Drejtësisë së Re”, të cilët i janë trumbetuar opinionit publik si ajka e juristëve dhe të pavarur nga politika.
Në listë spikasin emrat e ish-Prokurores së Përgjithshme, Ina Rama, aktualisht anëtare e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, si edhe gjyqtares Irena Gjoka, e cila drejton Gjykatën e Posaçme Anti-Korrupsion.
Po ashtu, pjesë e “Aktivistit” janë kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla dhe anëtari i këtij institucioni, Bujar Sheshi. Së bashku me anëtarët e KLP-së, në listë janë edhe disa drejtorë të rëndësishëm të institucioni që qeveris prokurorët.
Ndërkohë, të paktën 20 prokurorë dhe oficerë të Policisë Gjyqësore të seksionit të Prokurorisë janë identifikuar si anëtarë të rrjetit “Aktivisti”.
Anëtarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, të vetingut, Xhensila Pine, është gjithashtu përkrahëse e platformës së Edi Ramës.
Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor, Ilir Toska, dhe drejtues të rëndësishëm të qeverisë së gjyqësorit i janë bashkuar platformës “Aktivisti” të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste.
Të paktën 13 gjyqtarë, kryesisht nga Tirana, por edhe rrethe të tjera, gjenden në listën e platformës partiake.
Edhe një anëtar i stafit administrativ të SPAK-ut gjendet në listën e pjesëmarrësve të platformës “Aktivisti”.
Ndërkohë, në listën e bërë publike janë edhe shumë anëtarë të aplikacionit, të emërtuar “prokuror” apo “gjyqtar”, të cilët nuk janë identifikuar ende me emrat të përveçëm.
Informacionet e publikuara janë një dëshmi më shumë se sistemi i drejtësisë së re është një shtojcë e Partisë Socialiste në pushtet.
Lista e “Drejtësisë së Re” në aplikacionin “Aktivisti”
Ina Rama-Anëtar-KOLEGJI I POSAÇEM I APELIMIT
Xhensila Pine-Anëtar-KOMISIONI I PAVARUR I KUALIFIKIMIT
Alfred Balla-Kryetar-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Bujar Sheshi-Anëtar/prokuror-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Ilir Toska-Anëtar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Helena Papa-Drejtore e kabinetit-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Ejona Isufaj-Staf administrativ-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Elda Hoxha-Këshilltar-KESHILLI I LARTE GJYQESOR
Irena Gjoka-Gjyqtare-GJYKATA E POSAÇME
Elona Hysi-Kancelare-GJYKATA ADMINISTRATIVE DURRES
Dritan Hasani-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
Sokol Shehu-Gjyqtar-GJYKATA SHKODER
Lindita Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA E APELIT
Valbona Sulejmani-Kancelare-GJYKATA PUKE
Flutura Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA PUKE
Besnik Hoxha-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
Irena Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Arben Mullaj-Gjyqtar-GJYKATA TIRANE
Dhurata Balla-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Teuta Hoxha-Gjyqtare-GJYKATA TIRANE
Fjoralba Prifti-Gjyqtare-GJYKATA APELI ADMINISTRATIV
Afrim Shehu-Prokuror-PROKURORIA DURRES
Bledar Mustafaraj-Prokuror-PROKURORIA ELBASAN
Rovena Zoto-Prokurore-PROKURORIA LUSHNJE
Petrit Vukaj-Prokuror-PROKURORIA FIER
Elton Hoxhaj-Of. Policise Gjyqesore-PROKURORIA TROPOJE
Arben Nika-Prokuror-PROKURORIA LAÇ
Alfred Gjoka-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA LEZHE
Ilir Hoxha-Prokuror-PROKURORIA SARANDE
Hasan Hasani-Staf administrativ-PROKURORIA PUKE
Albana Hoxha-Drejtor Kabineti-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Edlira Cimbi-Drejtor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Luan Velaj-Staf administrativ-SPAK
Ilda Prifti-Këshilltar ligjor-KESHILLI I LARTE I PROKURORISE
Rajmonda Levanaj-Sekretare-PROKURORIA E PERGJITHSHME
Fatbardh Lala-Staf administrativ-PROKURORIA TIRANE
Besnik Malaj-Of.Policise Gjyqesore-PROKURORIA TIRANE
Saimir Hysa-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
Miranda Bushi-Prokuror-PROKURORIA TIRANE
Enrik Haxhiraj-Prokuror-PROKURORIA E APELIT VLORE
Dritan Marku-Prokuror-PROKURORIA VLORE
Rruga Press