Lajme

‘Drejtësi për Sabrinën’/ Sot qytetarët mblidhen përballë Ministrisë së Brendshme, protestojnë për vrasjen e 23-vjeçares nga Fieri

Qytetarët shqiptarë do të dalin në protestë ditën e sotme në orën 18:00 të Ministria e Brendshme. Shkak është bërë vrasja e 23-vjeçares, Sabrina Bengaj nga ish-bashkëshorti i saj 5 ditë më parë.

‘Drejtësi për Sabrinën’ është shkruar në posterin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Sabrina Bengaj u vra me bukë në gojë nga ish-bashkëshorti i saj, Elton Metaj, ajo la pas një vajzë tre vjeçe. Problemet mes çiftit kishin nisur prej vitesh dhe dyshja ishin divorcuar. Metaj kishte marrë peng edhe një herë tjetër familjen e Bengës me kallashnikov, por u desh vrasja e 23-vjeçares që ai të mbyllej pas hekurave për të mos i bërë më keq njeriu.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *