Lajme

Dramat e familjeve të së njëjtës rrugicë në fshatin Grecalli

Dramat e tre familjeve në fshatin Grecalli të Fierit përfunduan me vrasjen e një fëmije 8-vjeçar, ndërsa historia e konflikteve të tyre, nisën që në vitin 2006.

Çalamani, Vasiu dhe Ristani jetojnë në të njëjtën rrugicë, ndërsa pengmarrja e një 16-vjeçareje përfshiu të tria familjet e që për vite të tëra do të qëndronte në heshtje.

Florian Vasiu xhaxhai i vogëlushit 8-vjeçar, së bashku me shokun e tij në atë kohë, Klodian Çalamani, marrin peng fqinjën e tyre. Ajo është vajza e Uranie Ristanit, e cila e ka shtëpinë e saj ngjitur me Florianin.

Lexo më shumë  BE: Me arrestimin e shtetasve të Kosovës, Serbia po shkel marrëveshjen e vitit 2015

25-vjeçari në atë kohë pëlqente të miturën dhe përmes motrës së vrasësit, Elsa Çalamani arrin që të bindë 16-vjeçaren në atë kohë që të shkojë në shtëpinë e Klodianit. Bashkëpunimi mes dy djemve që përdorën si karrem motrën e Klodian Çalamanit funksionoi, ndërsa për 16-vjeçaren ishin minuta tmerri.

Në shtëpinë e vrasësit, e mitura u tentua të përdhunohej, ndërsa shpëtimi për të ishte babai i Mateos, Ligor Vasiu, i cili arriti ta hiqte prej duarve të vëllait të tij e Klodian Çalamanit, por që 10 vite më pas do i merrte Mateon.

Lexo më shumë  Politika e qeverisë me energjinë e pastër u kushton shtrenjtë komuniteteve lokale

Në rrugicën e familjeve Vasiu, Ristani e Çalamani që prej vitit 2006, Floriani nuk u gjet asnjëherë nga policia. Motra e vrasësit, Elsa Çalamani u largua në drejtim të Maqedonisë së Veriut së bashku me të ëmën. Edhe 16-vjeçarja e dhunuar u largua nga fshati dhe iku në drejtim të Italisë e në fund familja e katërt u përfshi në dramat e rrugicës së fshatit Grecalli.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *