Lajme

Drama e shpopullimit/ Mbyllen klasat e para dhe disa shkolla në Gramsh e Librazhd

Nëse në qytete numri i nxënësve në shkolla po ulet dita ditës, në fshatrat e thellë malorë dyert e shkollave po mbyllen.

Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur e po ashtu shkolla në fshatin Bletëz të Gramshit.

Gramshi numëron 7 gjimnaze, 3 prej të cilëve këtë vit shkollor nuk hapën klasën e dhjetë pasi numri i përcaktuar prej 10 nxënësish në klasë nuk u plotësua. Në shkollat e tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në fshatin Kokrevë të Librazhdit shkolla fillore është mbyllur e po ashtu shkolla në fshatin Bletëz të Gramshit.

Gramshi numëron 7 gjimnaze, 3 prej të cilëve këtë vit shkollor nuk hapën klasën e dhjetë pasi numri i përcaktuar prej 10 nxënësish në klasë nuk u plotësua. Në shkollat e tjera nxënësit numërohen me gishtat e dorës, sipas TCH.

“Largohen njerëzit, prandaj, ikin njerëzit jashtë”-shprehen banorët.

Në bashkinë e Librazhdit për vitin shkollor 2022-2023 janë ulur në bankat e shkollës 322 nxënës më pak se vitin shkollor 2021-2022.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Ndërsa vitin shkollor 2023-2024 do të ulen 421 nxënës më pak se viti paraardhës. Pra në dy vite numri i nxënësve ka rënë me rreth 750 nxënës me pak. Por zbrazja e shkollave është vetëm njëra anë e medaljes.

Në anën tjetër nxënësit e mbetur zhvillojnë mësim kolektiv çka do të thotë një mësimdhënie jo e plotë dhe efikase./TCH

Rruga Press

YouTube player