Lajme

Drafti i Ramës për Asociacionin, Gërvalla: Nuk merret në konsideratë!

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka treguar se nuk e ka parë ndonjëherë draf-statutin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Ajo tha se Rama nuk ka biseduar me institucionet e Kosovës për këtë format.

“Nuk e kam parë draftin, por pavarësisht se çfarë do të përmbante një draft i tillë i pakoordinuar me institucionet e Kosovës, nuk është një draft që do të trajtohet dhe do të merret në konsideratë”, ka thënë Gërvalla.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Hetemi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për Komunitete dhe Kthim